Toma ia mbathi! Doshi i pergjigjet Berishës: O Sali mashtruesi, jam në mes të Tiranës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi u është përgjigjur akuzave të Sali Berishës se është arratisur nga vendi.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë dhe një foto me disa miq, Doshi i thotë Berishës se nuk është larguar nga vendi.

Kreu i PSD shkruan se Berisha ka shpifur për 20 vite kundër tij.

Sa i përket deklaratës së Berishës se Doshi është arratisur nga vendi, kreu i PSD thotë se nuk jeton mes paranojash dhe nuk frikësohet pasi nuk e ka vjedhur Shqipërinë.

“O Sali mashtruesi! Për 20 vjet ke shpif kundër meje. Nuk jam largu, jam këtu, në mes te Tiranes duke e pi kafen mes miqsh e jo mes paranojash. Nuk frikësohem se nuk e kam vjedhur popullin si ti”, shkruan Doshi.

The post Toma ia mbathi! Doshi i pergjigjet Berishës: O Sali mashtruesi, jam në mes të Tiranës appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: