Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Sezoni i ri i Kupës së Botës në ski alpine për femra u hap në Solden me garën tradicionale të sllallomit të madh.
Fituesja e garës ishte austriakja Julia Scheib, e cila siguroi triumfin e parë në karrierën e saj në Kupën e Botës, ndërsa në këtë garë mori pjesë edhe skiatorja e Shqipërisë, Lara Colturi, e cila shkëlqeu me një vend të shtatë.
Rezultat pozitiv për 18-vjeçaren kuqezi, e cila tregoi formë shumë të mirë në hapjen e sezonit, duke përfunduar edhe një herë mes më të mirave të botës.
Colturi realizoi dy zbritje të qëndrueshme dhe teknike, duke përfunduar 1.64 sekonda pas fitueses.
The post Lara Colturi debuton në Kupën e Botës, ja në cilin vend u rendit skiatorja shqiptare appeared first on GIJOTINA.
