Me lopata në duar, banorët në Fier pastrojnë vetë kanalizimet e bllokuara: Bashkia hesht!

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një tjetër rast neglizhence institucionale ka dalë në dritë në Frrakullën e Vogël, një njësi administrative në bashkinë e Fierit.

Banorët e zonës janë detyruar të marrin situatën në duart e tyre, duke pastruar vetë pusetat e kanalizimeve për shkak të mungesës së ndërhyrjes nga autoritetet vendore.

Në një denoncim të dërguar JOQ, qytetarët shprehen të zhgënjyer nga mosreagimi i Bashkisë Fier, pavarësisht ankesave të përsëritura.

Ata tregojnë se gjendja e kanalizimeve është përkeqësuar prej kohësh, duke u kthyer në një rrezik serioz për shëndetin publik, sidomos gjatë ditëve me reshje, kur uji i ndotur del në sipërfaqe dhe përhap aromë të rëndë në zonë.

“Frrakull e vogel qytetaret e marrin punen persiper vete. Frrakull e Vogel bashkia Fier kemi bere ankesa disa her por jemi lodhur nga heshtja, kjo eshte gjendja e pusetave te kanalizimeve”.

The post Me lopata në duar, banorët në Fier pastrojnë vetë kanalizimet e bllokuara: Bashkia hesht! appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: