Përdorimi i fondeve publike nga PS në zgjedhje/ Çela: Janë marrë disa masa

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka deklaruar se janë marrë disa masa për krimet zgjedhore. Gjatë raportimit në Kuvend, Çela u shpreh se ka një sërë çështjesh penale që janë nisur hetimet në lidhje me krimet zgjedhore.

“Janë marrë disa masa për krime zgjedhore, nga ana jonë u ndërtuan seksione të posaçme për periudhën zgjedhore me qëllim që këta prokurorë në prioritet të kishin hetimin e këtij krimi. Ka një sërë çështjes penale që ka nisur hetime, nga 2025 rezulton se janë disa çështje penale, nuk e them dot numrin e saktë, por janë në gjithë territorit, që lidhet me përdorimin e administratës apo fondeve publike në fushatë. Mbetet për t’u parë në vijim. Kontrolli realizohet nga pushteti gjyqësor,” tha Çela.

The post Përdorimi i fondeve publike nga PS në zgjedhje/ Çela: Janë marrë disa masa appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: