Të rregullojmë trafikun’/ Binaj: Në 1 vit humbasim 15 ditë duke pritur nëpër Tiranë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kanididati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj ka ndarë sot një shqetësim të përditshëm të banorëve të kryeqytetit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Binaj shprehet se trafiku në Tiranë i bën qytetarët të humbasin 15 ditë në vit.

Binaj shkruan se nëse rregullohet trafiku në kryqytet, ajo kohë e shpenzuar gjatë pritjes në rrugë mund të kalohet me familjen.

“Çdo qytetar i Tiranës humb mesatarisht 1 orë në ditë në trafik. Në 1 muaj humb 1 ditë e 6 orë. Në një vit humb 15 ditë. Nëse rregullojmë trafikun në Tiranë, ato 15 ditë mund t’i kalojmë pranë prindërve tanë, fëmijëve tanë ose me miqtë tanë”, -shkruan Binaj.

Image

 

The post Të rregullojmë trafikun’/ Binaj: Në 1 vit humbasim 15 ditë duke pritur nëpër Tiranë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: