Bardhi kundër Ramës: Nuk ke nevojë të keqpërdorësh BE për të fshehur milionat e vjedhura

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër lidhur me qëndrimin e kryeministrit Edi Rama dhe menaxhimin e situatës në Kuvend.

Në reagimin e tij, Bardhi ironizon deklaratat e Ramës për ndjesa publike, duke i cilësuar ato të pamjaftueshme dhe të gabuar për aferën e Tunelit të Llogarasë, ku sipas tij janë përvetësuar 50 milion euro nga taksat e shqiptarëve.

NDJESA E MUNGUAR

“U kërkoj ndjesë shqiptarëve që vetëm me aferën e Tunelit të Llogarasë u mora nga xhepat e tyre 50 milionë euro.”
€di Rama

“U kërkoj ndjesë bizneseve shqiptare, europiane dhe amerikane që i lodh dhe u shpenzoj kohë e para me gara fiktive dhe të paracaktuara.”
€di Rama

“U kërkoj ndjesë shqiptarëve për avokatnë e të pandehurës B€linda”
€di Rama

Këtë ndjesë presin shqiptarët nga €di Rama, jo keqpërdorimin e Ambasadorit të BE-së për mbrojtje politike.

Sa për Partinë Demokratike, kjo as ka ndodhur, as do të ndodhë ndonjëherë. Ambasadori i BE-së, z. Silvio Gonzato, ka respektin dhe vlerësimin tonë të plotë

Ambasadori Gonzato nuk ka asnjë nevojë për asnjë mbrojtje, veçanërisht të përfaqësuesve të krimit të organizuar në Kuvend. Duke keqpërdorur dhe keqlexuar një deklaratë në përgjigje të interesit të medias mbi qëndrimin e Ambasadorit të BE, Edi Rama po tenton edhe njëherë, me shpifje dhe sajesa të sulmojë opozitën në Kuvend, ta përjashtojë, ta izolojë.

The post Bardhi kundër Ramës: Nuk ke nevojë të keqpërdorësh BE për të fshehur milionat e vjedhura appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: