VIDEO/ Shkëndia shokohet nga barazimi në minutën e 100-të i polakëve të Jagiellonias

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Fund dramatik në duelin mes Shëndijas dhe Jagiellonias. Kuqezinjtë e trajnerit Jeton Beqiri, ishin duke udhëhequr deri në minutën e 90+9-të, teksa fati nuk ishte me ta, për të arkivuar 3 pikët. Liridon Latifi shënoi i pari me kokë në minutën e 49-të, ndërkohë që polakët barazuan shifrat me Lozanon, që shënoi në aksionin e fundit të sfidën në minutën 90+10, duke bërë që dueli të mbyllej me rezultatin 1 me 1.

Edhe pse Jagiellonia mbeti me 10 lojtarë në minutën 90+6 pas daljes me karton të kuq të Imaz, tetovarët nuk arritën të menaxhonin siç duhet këtë epërsi numerike, duke dalë nga fusha me vetëm 1 pikë.

Pas 3 ndeshjeve të luajtura, Shkëndija ka arritur të sigurojë 4 pikë, duke u renditur në vendin e 21-të.

FT SHKËNDIJA -JAGIELLONIA  1-1
47′ Latifi / 90+10′ Lozano

Goli i Lozanos (VIDEO)

Goli i Latifit (VIDEO)

Jagiellonia mbetet me 10 lojtarë (VIDEO) 

gijotina.com/

The post VIDEO/ Shkëndia shokohet nga barazimi në minutën e 100-të i polakëve të Jagiellonias appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: