GJKKO e pezulloi nga detyra dhe i sekuestroi pasaportën, Belinda Balluku shkon në Kryeministri

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Numri dy i qeverisë dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka shkuar në Kryeministri pasi GJKKO caktoi ndaj saj masat e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim dalje nga vendi”.

belinda balluku`

Belinda Balluku mendohet se ka shkuar në godinën qeveritare për t’u takuar me Kryeministrin Edi Rama, por ende nuk ka informacion zyrtar.

belinda balluku2

Zv.kryeministrja, e pezulluar nga detyra, është nën akuzë dy herë për shkelje të barazisë në tendera.

Përveç aferës së tunelit të Llogarasë, ku është marrë e pandehur, dyshohet edhe për abuzim me tendera për lotin 4 të Unazës së Madhe.

belinda balluku3

The post GJKKO e pezulloi nga detyra dhe i sekuestroi pasaportën, Belinda Balluku shkon në Kryeministri appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: