Rëndohet pozita ligjore e Ballukut! Nën akuzë për abuzim edhe për Unazën e Madhe

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Numri dy i qeverisë, Belinda Balluku, e cila u mor e pandehur nga SPAK për tenderin e tunelit të Llogarasë, është nën akuzë dy herë për shkelje të barazisë në tendera.

Ajo dyshohet edhe për abuzim me tendera për lotin 4 të Unazës së Madhe. GJKKO ka caktuar ndaj zv.kryeministres masat e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”. Gjithashtu është caktuar masë sigurie “arrest shtëpie” për dy ish-vartësit e saj, drejtorit të KESH, Erald Elezi dhe kreut të ARRSH-së, Gentian Gjyli.

Në një reagim për mediat, GJKKO shprehet se masat e sigurisë ndaj zv.kryeministres Balluku kanë karakter sekret.

Gjithashtu theksohet se do të ketë njoftim zyrtar nga ana e gjykatës në momentin e duhur procedurial.

“Lidhur me lajmin e publikuar në media për caktimin e masave të sigurisë ndaj Zëvendëskryeministres, znj. Belinda Balluku, në kushtet që masa e sigurimit kanë karakter sekret, gjykata në këtë moment nuk ka njoftim zyrtar për të ndarë me median dhe publikun.

Në momentin e duhur procedurial do të njoftoheni zyrtarisht nga ana e gjykatës”, thuhet në reagim.

Zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila u pezullua sot nga detyra dhe iu bllokua pasaporta për të dalë jashtë vendit, nëse nuk largohet nga postet që mban, rrezikon një masë më të ashpër sigurie.

Masa ndaj Ballukut i kërkon kësaj të fundit që të largohet menjëherë nga zyra e saj, në të dy postet e rëndësishme, si zëvendëskryeministre dhe si ministre e Infrastrukturës.

Ky urdhër është dhënë me pretendimin se Balluku mund të rrezikojë prishjen e provave, duke qenë afër detyrave të tyre.

Nëse nuk e zbaton masën, prokurorët mund të kalojnë edhe në masa më të forta sigurie ndaj saj.

The post Rëndohet pozita ligjore e Ballukut! Nën akuzë për abuzim edhe për Unazën e Madhe appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: