Origjina e vërtetë e konfliktit mes princ Harry-t dhe princ William-it qenka qesharake!

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Burime thonë se përplasja mes princ William-it dhe princ Harry-t ka nisur shumë më herët se ç’mendon publiku dhe se gjithçka lidhet me unazën e fejesës së princeshës Diana.

Origjina e vërtetë e konfliktit mes princ Harry-t dhe princ William-it

Princi William kërkoi unazën pas vdekjes së Diana-s dhe më pas u fejua me Kate Middleton me të. Por, sipas portalit #ShuterScoop, Harry është penduar që e la William-in ta merrte unazën simbolike.

“Harry kuptoi më vonë se unaza përfaqësonte më shumë se një bizhuteri, ajo simbolizonte Diana-n, trashëgiminë dhe gjithë domethënien emocionale,” thotë një burim. “Ai madje tha që William duhej ta kompensonte për gjysmën e vlerës së saj 75,000 dollarëshe. Kjo nuk u prit mirë.”

Një punonjës i lartë i pallatit shton:

“Nëse e ndjek konfliktin deri te origjina, është unaza. Aty u thye gjithçka, në heshtje.”

Origjina e vërtetë e konfliktit mes princ Harry-t dhe princ William-it

Harry ka folur për unazën edhe në librin e tij “Spare”:

“Gazetat shkruan histori të zbukuruara se si unë kuptova se Willy dhe Kate ishin perfektë për njëri-tjetrin, dhe se për këtë arsye vendosa t’ia dhuroja Willy-t unazën që kisha trashëguar nga mami, atë safirin legjendar.”

“Një moment i ëmbël vëllazëror, një çast që na lidhi të treve dhe plotësisht i pavërtetë,” shkruan ai. “Nuk ia kam dhënë unazën Willy-t, sepse nuk ka qenë kurrë e imja për t’ia dhënë. Ai e kishte marrë që pas vdekjes së mamit, dhe unë atëherë kam qenë krejt i lumtur ta lija.”/ K.M

Shpërndaje: