Dhunohet rëndë një person në Lezhë/ E nxorën me forcë nga makina pranë një karburanti

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një person me iniciale P.P. është dhunuar rëndë mbrëmjen e së martës në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një pike karburanti, në aksin rrugor Lezhë – Rrilë, ku personi ne fjale është nxjerrë me forcë nga automjeti me të cilin udhëtonte dhe më pas është goditur me mjete të forta nga autorët.

I plagosuri rreth të 30-ave është transportuar fillimisht në urgjencën e spitalit të Lezhës, ku ka marrë ndihmën e parë, ndërsa më pas është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar, për shkak të gjendjes së tij të rënduar.

Vetë i riu ka thënë se nuk i njihte autorët. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes, ndërsa po punon për sqarimin e rrethanave dhe motiveve që çuan në dhunimin e shtetasit.

/Lajmi po përditësohet…

The post Dhunohet rëndë një person në Lezhë/ E nxorën me forcë nga makina pranë një karburanti appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: