Berat/ Plagosje me armë zjarri, 37-vjeçari paraqitet me plagë në spital

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një plagosje ka ndodhur në qytetin e Beratit. Një 37-vjeçar, banues në Berat është paraqitur i plagosur me armë zjarri në ambientet e spitalit. Sipas informacioneve paraprake mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ai është dërguar në spital rreth orës 00:55. Nuk dihet ende shkaku i plagosjes, ndërsa policia po heton më shumë mbi ngjarjen.

The post Berat/ Plagosje me armë zjarri, 37-vjeçari paraqitet me plagë në spital appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: