Shtatë të vdekur, 11 të plagosur nga përplasja e një autobusi me një kamion në Turqi

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Shtatë persona u vranë dhe 11 të tjerë u plagosën të shtunën në mëngjes kur një autobus ndërurban u përplas me një kamion në një autostradë në Turqinë jugore, tha zyra e guvernatorit rajonal.

Aksidenti ndodhi në rrugën që lidh qytetet e Adanas dhe Gaziantepit kur autobusi u përplas me një rimorkio kamioni që ishte ndalur për shkak të një gome të shfryrë.

Mediat e huaja shkruajnë se të gjithë të vdekurit dhe të plagosurit ishin në autobus dhe autoritetet po vazhdojnë përpjekjet për të identifikuar viktimat. Shoferi i kamionit, i cili mbijetoi u mor në paraburgim, ndërsa policia mbylli përkohësisht rrugën për hetime.

The post Shtatë të vdekur, 11 të plagosur nga përplasja e një autobusi me një kamion në Turqi appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: