Aksioni blic në Kurbin/ Arrestohet Elvin Mërlika pjesë e grupit të Vis Martinajt

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 05:00, Forcat Operacionale kanë zhvilluar një operacion të befasishëm në zonën e Bajratit në Dobraç të Shkodrës dhe në Fushë-Kuqe të Kurbinit.

Gjatë ndërhyrjes në Fushë-Kuqe, janë arrestuar dy persona të shpallur në kërkim nga SPAK: Elvin Merlika dhe Fred Xhixha.

Elvin Mërlika pjesë e grupit të Martinajt, akuzohet si pjesëmarrës në planin për eliminimin e Indrit Dokles sipas porosisë së Ervis Martinajt dhe i kërkuar nga Operacioni ‘Plumbi i Artë’.

Emri i Merlikës u bë i njohur pas deklaratave të dhëna nga “i penduari i drejtësisë”, Nuredin Dumani ka treguar se Merlika kishte krijuar kushtet materiale për ekzekutimin e Indrit Dokles. Dumani shton se ai ka komunikuar drejtpërdrejt me Ervis Martinajn dhe bashkëpunëtorët e tij për të realizuar planin e njohur si i “Mbretit të lojërave të fatit”.

Forcat e Operacionit kanë sekuestruar gjithashtu armë zjarri, ndërsa kontrollet dhe hetimet për të identifikuar të gjithë personat e tjerë të mundshëm të përfshirë në aktivitetet kriminale vazhdojnë në terren.

The post Aksioni blic në Kurbin/ Arrestohet Elvin Mërlika pjesë e grupit të Vis Martinajt appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: