Kandidoi për Avokatin e Popullit, reagon Kalaja: Berisha pranoi marrëveshjen me sorosistin Shabani

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kandidatja për postin e Avokatit të Popullit, Adriana Kalaja e cila mori nga Kuvendi 0 vota pro dhe 69 kundër, ka reaguar në rrjetin e  social Facebook, përmes të cilit shpreh zhgënjenim e saj nga PD dhe kryetari i saj, Sali Berisha.

“Fakti që Kreu i Organizatës Kriminale, ngrihet e shkon në Kuvend për të çuar deri hë fund “marëveshjen” me PD dhe opozitën, nga frika se mund t’i rridhte 1 votë pro meje, është fitorja ime e rradhës.

69 vota kundër, të banditëve të tij me urdhër, tregon frikën e tij jo ndaj meje, por ndaj emrit dhe kontributit tim, kontribut në fakt që e shkeli si Partia Demokratike ashtu edhe Z. Berisha, përsa kohë pranoi marëveshjen me sorosistin Shabani”, shkruan ndër të tjera Kalaja.

Reagimi

Fitorja ime e rradhës……

Fakti që Kreu i Organizatës Kriminale, ngrihet e shkon në Kuvend për të çuar deri hë fund “marëveshjen” me PD dhe opozitën, nga frika se mund t’i rridhte 1 votë pro meje, është fitorja ime e rradhës.

Nga ana tjetër, 69 vota kundër të banditëve të tij me urdhër, tregon frikën e tij jo ndaj meje, por ndaj emrit dhe kontributit tim, kontribut në fakt që e shkeli si Partia Demokratike ashtu edhe Z. Berisha, përsa kohë pranoi marëveshjen me sorosistin Shabani.

Ironia e fatit është se janë po kaq vota, sa u zgjodh ushtarja e Ulsiut Arta Marku, Prokurore e Pushtetit të Padrejtësisë.

Ndërkohë, dua të shpreh gjithë mirënjohjen time të pafundme, për mbështetjen e jashtëzakonshme të Popullit. i cili me  “referendum” më zgjodhi Avokat të Tij.

Me gjithë se sot jam jashtë funksioneve të mia  në PD, zotohem se do vijoj të jem Avokat I Popullit dhe se do e çoj deri në fund betejën time ndaj narko regjimit.

PS: Unë nuk kam fuqinë e banditit Kryeministër, megjithëse ai tregoi frikën ndaj meje, por dosja McGonigal, grabitja e pronës së Surrelit dhe Irenës me 300 mbiemra, i janë dërguar  Senatit dhe Kongresit Amerikan si dhe Ambasadës së SHBA-ve.

The post Kandidoi për Avokatin e Popullit, reagon Kalaja: Berisha pranoi marrëveshjen me sorosistin Shabani appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: