Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Loredana Brati, ka reaguar publikisht pas përhapjes së disa imazheve në rrjet, ku pretendohet se ajo shfaqet pranë Jozit. Përmes një mesazhi të drejtpërdrejtë për ndjekësit në kanalin e saj “Lori’s People”, Loredana ka sqaruar se bëhet fjalë për foto të manipuluara me Inteligjencë Artificiale, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me realitetin.
Ajo ka kërkuar që këto pamje të mos shpërndahen më, duke i cilësuar si të qëllimshme dhe keqdashëse, pasi sipas saj krijojnë konfuzion dhe përhapin informacion të rremë te publiku.

“Fotot e krijuara me AI nuk përfaqësojnë të vërtetën. Ju lutem mos i shpërndani më, sepse janë dashakeqe dhe dëmtojnë publikun,” ka shkruar Loredana.
Reagimi i saj vjen pas rikthimit të spekulimeve rreth raportit me Jozin, një histori që u komentua gjatë qëndrimit të tyre në reality show, por që – siç ka theksuar vetë ajo – nuk vazhdoi pas përfundimit të programit. Loredana nënvizoi se këto ndërhyrje digjitale po përdoren për të ringjallur artificialisht një kapitull tashmë të mbyllur.
Në fund të mesazhit, ajo falënderoi ndjekësit për mbështetjen dhe fjalët pozitive, duke theksuar se solidariteti i tyre e ka ndihmuar të përballojë momentet më të vështira.
“Mbështetja juaj ka qenë drita ime në momentet më të errëta,” përfundoi ajo,/mxh
