Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Hollywoodi tronditet nga një zbulim bombastik! Djali i John Travolta dhe Kelly Preston, Ben, i cili tashmë është 15 vjeç, mund të mos jetë biologjikisht fëmijë i tyre, por i familjes ikonike Presley.
Sipas një padie gjyqësore të depozituar nga ish-bashkëpunëtorja e Priscilla Presley, Brigitte Kruse, John dhe Kelly përdorën vezët e Riley Keough, vajza e Lisa Marie Presley, për të sjellë në jetë djalin Ben. Për këtë, Riley thuhet se ka marrë një Jaguar të vjetër dhe një pagesë prej 10-20 mijë dollarësh!
Kruse pretendon se ish-bashkëshorti i Lisa Marie, Michael Lockwood, i kishte treguar se Kelly nuk mund të lindte dhe se çiftit iu desh të përdorte vezë të tjera pasi nuk donin “vezë me heroinë.” Dokumentet përfshijnë mesazhe dhe shënime ku Ben referohet si “djali më i bukur i Priscilla-s,” duke shtuar edhe më shumë intrigën.
Lockwood thuhet se e përdori këtë sekret për përfitime financiare, duke pretenduar se ishte në gjendje të mjerueshme dhe se John duhej ta përdorte këtë për të shpëtuar karrierën pas akuzave për sulm seksual.
Avokatët e Priscilla-s e quajnë këtë padi “shumë poshtë moraleve” dhe të pabazuar, ndërsa pala tjetër thotë se po përpiqet të “zbulojë të vërtetën dhe të vendosë drejtësinë.”
Hollywoodi po vëzhgon me kujdes dhe pyetja mbetet: A është Ben Travolta vërtet një Presley i fshehur?/mxh
