Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka dalë me një deklaratë zyrtare për mediat, duke njoftuar se janë numëruar 99.02% e votave për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Sipas rezultateve preliminare të bëra publike nga Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 49.30 për qind apo 429 mijë e 979 vota. Partia Demokratike e Kosovës 21.01 për qind apo 183 mijë e 258 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës 13.59 për qind apo 118 mijë e 490 vota. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 5.68 për qind apo 49 mijë e 571 vota. Lista Serbe ka 4.74 për qind apo 41 mijë e 335 vota. Nisma Socialdemokrate ka 1.72 për qind apo 14 mijë e 973 vota.
Këto rezultate përfshijnë numërimin e 95. 93 për qind të vendvotime të numëruara dhe nuk përfshihen votat me postë dhe as votat që janë dhënë në përfaqësi diplomatike.
Radoniqi tha se shpallja e rezultateve përfundimtare do të bëhet pas numërimit të votave nga diaspora, të personave me nevoja veçanta dhe votat me kusht.

The post Numërohen 99.02% të votave, Vetëvendosje kryeson zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë appeared first on Euronews Albania.
