Hidhet shorti i çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë, Dinamo tenton mbrojtjen e titullit

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur datën dhe orën e hedhjes së shortit për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Ceremonia do të zhvillohet këtë të martë, më 13 janar, në orën 14:30, në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’.

Tetë skuadrat e kualifikuara janë ndarë në dy vazo: Vazo 1 përfshin Egnatian, Vllazninë, Partizanin dhe Dinamon, ndërsa Vazo 2 përbëhet nga Elbasani, Teuta, Bylis dhe Tirana. Shorti do të jetë i lirë dhe çerekfinalet do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje.

Ndeshjet e para do të luhen në fushat e skuadrave të Vazos 2 më 11 shkurt, ndërsa ato të kthimit janë planifikuar për 4 mars. Dinamo, fituese në fuqi e Kupës, do të përpiqet të mbrojë titullin edhe këtë sezon.

The post Hidhet shorti i çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë, Dinamo tenton mbrojtjen e titullit appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: