Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, polemika rreth “pasillo” pas ndeshjes

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Barcelona mposhti Real Madridin 3-2 në finalen e Superkupës së Spanjës, duke ofruar një ndeshje të tensionuar dhe emocionuese. Por pas fishkëllimës së fundit, vëmendja u përqendrua jashtë fushe.

Debati qendron tek tradita e “pasillo” – gardës së nderit që skuadra humbëse formon për të uruar fituesit. Sipas raportimeve, Kylian Mbappé u akuzua se pengoi shokët e tij të rreshtoheshin, duke prishur këtë zakon të fair-play-it spanjoll, gjest që nxiti zemërimin e tifozëve të Barcelonës.

Nga ana tjetër, Real Madridi mohoi akuzat, duke sqaruar se mungesa e “pasillo”-s ishte për shkak të kërkesave teknike të Federatës Spanjolle të Futbollit për transmetimin televiziv, jo një vendim i lojtarëve.

Megjithatë, në Katalonjë episodi shihet ende si një mungesë sportiviteti nga rivalët historikë.

The post Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, polemika rreth “pasillo” pas ndeshjes appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: