Nga Cancelo te Ibrahimoviç junior, lëvizjet më të fundit të merkatos së transferimeve

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Joao Cancelo ka nisur zyrtarisht aventurën te Barcelona në këtë rikthim të tij në formë huazimi. Portugezi është prezantuar te katalanasit dhe më pas ka zhvilluar seancën e parë stërvitore nën drejtimin e teknikut gjerman teksa ai u mirëprit nga shokët e skuadrës.

Cancelo do të jetë pjesë e blaugranëve në formë huazimi deri në fund të sezonit, ndërsa është një njohje e vjetër për klubin, pasi edhe më herët ka luajtur në “Camp Nou”.

Merkato e transferimeve vijon ende, edhe pse me një ritëm më të ulët, por lëvizjet nuk mungojnë. Një prej tyre është kalimi i Conor Gallagher te Tottenham nga Atletico Madrid, edhe ky një rikthim, pasi më herët mesfushori ka luajtur në Londër, por për Chelsean.

Nga Premier League do të largohet edhe sulmuesi Donyell Malen, i cili ka zgjedhur kampionatin italian si destinacionin e ardhshëm. Holandezi do të transferohet në formë huazimi me të drejtë blerjeje, ndërsa kartoni i tij vlerësohet 25 milionë euro.

Në gjurmët e të atit synon të ecë Maximilian Ibrahimoviç, i cili nga Milani i të rinjve është transferuar te Ajax, ashtu si dikur bëri Zlatan. Sulmuesi 19-vjeçar mbërrin në formë huazimi me të drejtë blerjeje.

Youssef En-Nesyri është dëshira e Evertonit në këtë merkato dimërore, teksa klubi anglez ka nisur bisedimet me Fenerbahçen. 20 milionë euro kërkojnë turqit për kartonin e tij, ndërsa në vijim pritet të ketë një marrëveshje mes palëve.

The post Nga Cancelo te Ibrahimoviç junior, lëvizjet më të fundit të merkatos së transferimeve appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: