Një hetim i ri po kryhet ndaj ish-bashkëshortit të Giselle Pelicot, të pandehurës kryesore në rastin e përdhunimit që tronditi Francën. Ministria e Brendshme franceze u shpreh se hetimet synojnë identifikimin e çdo viktime tjetër të Dominique Pelicot.
Pelicot u dënua në vitin 2024 me 20 vjet burg për drogimin e gruas së tij dhe lejimin e dhjetëra të panjohurve ta përdhunonin atë në shtëpinë familjare në Mazan midis viteve 2011 dhe 2020.
Përveç dënimit të tij për përdhunimin e ish-gruas së tij, ai akuzohet për dy krime që po hetohen. Rastet kanë të bëjnë me një përdhunim i cili përfundoi në vrasje në Paris në vitin 1991 dhe një tentativë përdhunimi në Villeparisis në vitin 1999.
Në rastin e dytë, ai pranon pjesërisht fajësinë e tij, pasi u gjetën prova të ADN-së. Megjithatë, ai mohon çdo përfshirje në vrasjen e vitit 1991. Në këtë rast nuk është gjetur ADN, por mënyra e veprimit të të dyjave tregon ngjashmëri.
The post Dominique Pelicot po hetohet për 2 raste të pazgjidhura përdhunimi dhe vrasjeje appeared first on Euronews Albania.
