Rikthehet Salah, Liverpool kërkon biletën për 1/8 e finales në Marsejë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Liverpooli ka mirëpritur rikthimin e Mohamed Salahut përpara udhëtimit në Marsejë, në ndeshjen e parafundit të Ligës së Kampionëve, ku “Reds” mbeten ende në garë për kualifikimin në fazën eliminatore. Sulmuesi egjiptian u bashkua me skuadrën pas përfundimit të Kupës së Kombeve të Afrikës dhe është pjesë e grupit prej 20 lojtarësh që udhëtuan drejt Francës.

Në anën tjetër, mungesë e rëndësishme është mbrojtësi Ibrahima Konaté, i cili nuk do të luajë për arsye familjare. Në qendër të mbrojtjes pritet të aktivizohet Joe Gomez përkrah Virgil van Dijk, i cili mund të regjistrojë paraqitjen e tij të 350-të me fanellën e Liverpoolit.

Skuadra angleze vazhdon të ketë disa mungesa afatgjata, ndërsa mbetet favorite për të marrë tri pikët në “Stade Velodrome”, çka do ta mbante gjallë shpresën për kalimin direkt në 1/8 e finales.

The post Rikthehet Salah, Liverpool kërkon biletën për 1/8 e finales në Marsejë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: