Rusia sulme me raketa dhe dronë në Kiev, ndërpritet energjia elektrike dhe uji në disa zona

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Forcat ruse gjatë natës kanë kryer sulme të kombinuar me raketa dhe dronë në kryeqytetin ukrainas, Kiev. Nga këto sulme mësohet se janë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe ujit në disa pjesë të qytetit.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko nëpërmjet Telegram njoftoi se sulmi ka ndodhur në bregun lindor të lumit Dniepër. Gjithashtu një ndërtesë u godit dhe një person u plagos.

Kreu i komandës ushtarake të kryeqytetit ukrainas, vuri në dukje se depot ishin dëmtuar dhe se makinat ishin në flakë. Nga pamjet e publikura në rrjetet sociale dëgjohen sulmet e një pas njëshme që godasin qytetin i cili është në errësirë.

The post Rusia sulme me raketa dhe dronë në Kiev, ndërpritet energjia elektrike dhe uji në disa zona appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: