I renditur si numri një në botën e tenisit, Carlos Alcaraz po zhvillon një rrugëtim pozitiv në Australian Open, ku deri më tani nuk ka hasur vështirësi.
Spanjolli kaloi pa problem në fazën e 1/16 të kompeticionit, ndërsa në orët e para të mëngjesit të së mërkurës likuidoi gjermanin Hanfmann. Një sfidë e dominuar nga Alcaraz dhe e fituar me shifrat 3-0. Seti i parë ishte më i luftuari, por sërish i fituar 7-6, më tek llogaritë u bënë më të lehta për 22-vjeçarin që mori rezultatet 6-3 dhe 6-2.
Në fazën tjetër të garës duelon me tenistin nga Franca Moutet. Pa probleme kaluan më tej dhe emra të tjerë të njohur si Medvedev apo Rublev të dy me rezultatin 3-1. Gjermani Alex Zverer siguroi një vend në 1/16 gjithashtu pasi kaloi pengesën Muller. Sfida në fjalë zgjati 4 sete, 3 të fituara nga Zverer dhe një për kundërshtarin e tij, që sigurisht vlejti vetëm për statistikë.
Jannik Sinner gjithashtu vazhdon rrugëtimin e tij në Australian Open, teksa të gjithë ëndërrojnë një përballje në vijim mes tij dhe Alcaraz.
The post Carlos Alcaraz avancon më tej në Australian Open, mposht lehtësisht Hanfmann appeared first on Euronews Albania.
