Kosova dhe Bahamasi nënshkruajnë marrëveshje për heqjen e ndërsjellë të vizave

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kosova dhe Bahamasi kanë nënshkruar marrëveshje për heqjen e ndërsjellë të vizave për qytetarët e tyre, njoftoi Presidenca e Kosovës këtë të martë.

Heqja e vizave vjen një muaj pasi Bahamasi e njohu pavarësinë e Kosovës. Presidenca tha se heqja e vizave ishte hapi i radhës për të cilin ishin pajtuar në dhjetor presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri i Bahameve, Philip Davis, kur e nënshkruan marrëveshjen për lidhjen e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Një lajm shumë i mirë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës!

Sot, në Washington, D.C., u nënshkrua marrëveshja për heqjen e ndërsjellë të vizave ndërmjet Kosovës dhe Bahamasit, nga dy ambasadorët përkatës.

Pas njohjes nga Bahamas dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në muajin dhjetor, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Davis u dakorduan se ky do të ishte hapi i radhës. Ky hap dëshmon përkushtimin e përbashkët për forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës e Bahamas dhe, mbi të gjitha, për forcimin e lidhjeve mes qytetarëve tanë, duke i afruar ata edhe më shumë me njëri-tjetrin”, thuhet në njoftimi e Presidencës.

The post Kosova dhe Bahamasi nënshkruajnë marrëveshje për heqjen e ndërsjellë të vizave appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: