Verdiktet e Champions League po dalin ngadalë, ku krahas Arsenalit, që u kualifikua i pari në fazën e 1/16-ave, Bayern iu bashkua ekipit britanik. Klubi gjerman ka aktualisht 18 pikë, pasi të mërkurën mori një fitore të pastër përballë Royale Union në Mynih. Një ndeshje e luftuar dhe e dominuar nga vendasit, të cilët shënuan dy herë me sulmuesin Harry Kane, i cili shpërdoroi edhe një penallti. Ndeshja e fundit, e teta në grup, është përballë PSV në transfertë.
Të mërkurën fitore siguruan edhe të mëdhenjtë e tjerë si Liverpool, Barcelona, Juventus dhe Chelsea. Blaugranët hasën vështirësi në transfertën e Pragës, aty ku morën një triumf me përmbysje, pasi vendasit shënuan shpejt avantazhin. Fermin siguroi një dopietë, më pas Olmo dhe Lewandowski shënuan për blaugranët, ndërsa Slavian shënoi për vendasit dhe pati edhe një autogol nga sulmuesi polak i Barcelonës.
Juventus fitoi 2-0 ndaj Benfica, ndërsa Liverpool mposhti Marsejën 3-0 në Francë. Chelsea i mjaftoi një gol i Caicedo në duelin me Pafos për të marrë 3 pikë të rëndësishme. Triumf siguruan edhe Newcastle, Qarabag dhe Athletic Bilbao. E vetmja sfidë që nuk prodhoi fitues ishte Galatasaray-Atletico.
The post Bayern bëhet skuadra e dytë e kualifikuar në 1/16-ave e Champions League, fitojnë Juventus dhe Liverpool appeared first on Euronews Albania.
