Policia e Kosovës tha se ka konfirmuar mbi 80 kilogramë drogë gjatë një operacioni të zhvilluar të mërkurën dhe të enjten, kur u arrestuan edhe tre të dyshuar.
“Me urdhër të prokurorit të shtetit ndaj tre të dyshuarve është lëshuar aktvendimi për ndalimin prej 48 orëve, ndërkaq prokurori i shtetit do të ndërmarr të gjitha veprimet e mëtejshme hetimore”, u tha në njoftim.
Sipas njoftimit, në orën 23:00 të së mërkurës, afër pikëkalimit kufitar në Merdarë – që lidh Kosovën dhe Serbinë – është ndaluar i dyshuari H.S. që po drejtonte një kamion.
Gjatë kontrollit të mjetet, autoritetet thanë s gjetën 68 paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë prej 76 kilogramë e 800 gramësh. Policia tha se gjatë kontrollit të së enjtes u gjet edhe një armë zjarri me gaz.
The post Konfiskohen mbi 80 kilogramë drogë në Kosovë, arrestohen tre persona appeared first on Euronews Albania.
