Ancelotti dëshiron të qëndrojë më gjatë te Brazili, do të rinovojë deri në vitin 2030

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Carlo Ancelotti duket se është njeriu i duhur për të drejtuar Brazilin drejt sukseseve, madje ka bindur drejtuesit e federatës së futbollit atje, të cilët i kanë kërkuar teknikut rinovimin. Vetë italiani është i gatshëm të zgjasë qëndrimin e tij në krye të “Seleçaos” dhe ka arritur akordin paraprak për të qëndruar edhe 4 vite të tjera, konkretisht deri në 2030-ën. Firma ende nuk është hedhur mbi letër, por kjo gjë do të zyrtarizohet në muajin shkurt, ndërsa për momentin Brazili kënaqet me kaq.

Skuadra ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Botëror, një objektiv për Ancelottin, ndërsa tani do të drejtojë skuadrën edhe pas këtij kompeticioni. Brazili, nën drejtimin e tij, regjistron 4 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje, teksa gjysma e ndeshjeve, kujtojmë, janë miqësore, pa ndonjë rëndësi të veçantë.

Paga që 66-vjeçari përfiton me 5 herë kampionët e botës është e lartë, ndër më të lartat në botën e futbollit, dhe nuk pritet që të ketë ndonjë përmirësim të ndjeshëm, pasi aktualisht Ancelotti përfiton 10 milionë euro në vit.

The post Ancelotti dëshiron të qëndrojë më gjatë te Brazili, do të rinovojë deri në vitin 2030 appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: