Vllaznia do të kërkojë fitoren e radhës ndaj Partizanit të shtunën në kampionat. Sulmuesi i shkodranëve, Charles Bismark, analizoi sfidën dhe deklaroi se ekipi është i motivuar.
“Besoj që jam gati, do të dalim në fushë dhe besoj që për nesër jam i gatshëm. Jam mjaft i fokusuar, kam premtuar që do të shënoj 20 gola në sezon, por fatkeqësisht kam pasur disa dëmtime, por tani fokusi im është të shënoj këto gola. Tani jemi më të motivuar dhe po kthehemi në formën e mëparshme, të vazhdojmë në këtë rrugë. Po ndihem mjaft mirë në Shkodër, çdo gjë është shumë mirë. Jam duke u kthyer në formën time më të mirë që isha më përpara, nuk është se kam luajtur mjaftueshëm, por do të marr më shumë minuta për t’u rikthyer si më parë. Ky sezon është më i fortë se vitin e shkuar”, tha ai.
The post Vllaznia synon fitoren ndaj Partizanit, Bismark: Jemi të motivuar për këtë sfidë appeared first on Euronews Albania.
