Bayerni ka pësuar humbjen e parë sezonale në kampionat në plot 19 javë të luajtura, e si për cudi bavarezët u mposhtën në derbi nga Augsburg. Një sfidë e luajtur në Allianz Arena, fortesën e rekordmenëve të Gjermanisë, të cilët edhe pse shënuan të parët u përmbysën nga kundërshtari.
Në minutën e 23’ ishte Ito që kaloi përpara Bayernin, i cili shijoi avantazhin deri në të 75-tën. Arthur Chaves riktheu baraspeshën në fushë, ndërsa 9 minuta para fundit Massengo shtangu kampionët, ku u shënoi golin e dytë për Augsburgun.
Një shuplakë kjo për të besuarit e Vincent Kompany që ishin dominues edhe në minutat në vijim, por pa mundur të realizojnë dhe marrin 1 pikë. Kjo ishte disfata e dytë sezonale në të gjitha ligat për Bayernin, pas asaj me Arsenalin në Champions.
Të shtunën 3 pikë të rëndësishme mori dhe Dortmund në transfertë përballë Union Berlin, ndërsa golat u shënuan nga Can, Schlotterbeck dhe Beier. Verdhezinjtë renditen të dytët në klasifikim 8 pikë pas Bayernit kryesues. Leipzig, Leverkusen, Hoffenheim dhe Mainz po ashtu siguruan fitore të shtunën.
The post Bayern pëson humbjen e parë në Bundesligë, përmbyset nga Augsburg appeared first on Euronews Albania.
