Kurti takim me ambasadorin Hargreaves, në fokus të diskutimeve formimi i institucioneve

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të hënë ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves.

Gjatë takimit mësohet u diskutuan zhvillimet e fundit ku u theksua rëndësia e përmbylljes së procesit zgjedhor. Diskutimet gjithashtu u fokusuan në formimit sa më të shpejtë të institucioneve.

“Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Republikës së Kosovës,” thuhet ndër të tjera në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit Kurti.

The post Kurti takim me ambasadorin Hargreaves, në fokus të diskutimeve formimi i institucioneve appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: