Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë të premten se Kosova ka nevojë për një marrëdhënie të re mes pushtetit dhe opozitës, në mënyrë që t’i kalojë marrëveshjet jetike ndërkombëtare dhe ta zgjedhë presidentin e ri të vendit, për ta shmangur një krizë të re politike.
Partia në pushtet e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje, i fitoi bindshëm zgjedhjet e parakohshme parlamentare të dhjetorit, duke i marrë 57 vende në Kuvendin me 120 sosh, dhe pritet ta formojë së shpejti qeverinë e re për një mandat të tretë katërvjeçar.
Megjithatë, atij i mungon një shumicë dërrmuese prej 82 deputetësh për të kaluar ligje sikurse janë marrëveshjet ndërkombëtare, apo zgjedhja e presidentit të vendit.
Kurti tha për gazetarë të premten se e ka takuar presidenten Vjosa Osmani – e cila po kërkon një mandat të dytë katërvjeçar – por se votimi në Kuvend për presidentin e ri është “hapi i katërt” në një varg hapash, siç është certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve, konstituimi i Kuvendit të ri dhe formimi i qeverisë së re.
The post Kurti: Kemi nevojë për një raport të ri Qeveri-opozitë për zgjedhjen e presidentit të Kosovës appeared first on Euronews Albania.
