Manchester City barazim dramatik me Tottenham, Arsenal mbetet në krye të Premier League

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Manchester City ka bërë një hap fals në javën e 24-të të kampionatit anglez, duke barazuar 2-2 në transfertë me Tottenham. Nga kjo ndalesë përfiton Arsenal, i cili tani ndodhet 6 pikë përpara ekipit të Guardiolës.

Skuadra e udhëhequr nga spanjolli Pep Guardiola pati mungesa të rëndësishme, që ndikuan dukshëm në performancë. Manchester City arriti të kalojë në avantazh me Cherki dhe dyfishoi me Semenyo gjatë pjesës së parë, por në të dytën Tottenham riktheu baraspeshën me dopietën e Dominic Solanke, i cili po kalon një formë fantastike. Londinezët kishin mundësi edhe për të përmbysur rezultatin, por nuk ia dolën.

Ndërkohë, Manchester United vazhdon formën pozitive nën drejtimin e Michael Carrick. Djajtë e Kuq arritën fitoren e tretë radhazi në Premier League, duke mundur Fulham 3-2 në “Old Trafford”. Golat për United u shënuan nga Casemiro, Cunha dhe Sesko, ndërsa për miqtë realizuan Jimenez dhe Kevin.

Standings provided by Sofascore

The post Manchester City barazim dramatik me Tottenham, Arsenal mbetet në krye të Premier League appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: