Bileta e re prej dy eurosh për vizitorët e Shatërvanit historik “Trevi” në Romë do të hyjë në fuqi këtë të hënë në orën 9 të mëngjesit. Shatërvani i famshëm, një nga monumentet më ikonike të Qytetit të Përjetshëm, është një pikë referimi për qindra mijëra turistë që zakonisht bëjnë foto dhe hedhin monedhën tradicionale, duke ndjekur zakonin e kthimit në Romë.
Bileta, sipas një vendimi të bashkisë së Romës, është e vlefshme për vizitorët e huaj dhe vendas. Përjashtohen qytetarët e lindur në kryeqytetin italian, fëmijët deri në gjashtë vjeç, personat me aftësi të kufizuara dhe guidat turistike.
Turistët do të jenë në gjendje të paguajnë për biletën në vend, me kartë bankare, në dyqane të autorizuara ose të rezervojnë online. Qëllimi i kësaj mase të re është të kufizojë turizmin e tepërt në këtë shatërvan historik dhe të rrisë arkën bashkiake me 8.5 milionë euro në vit.
“Qyteti ynë është pjesë e trashëgimisë kulturore të njerëzimit dhe qëllimi ynë është të garantojmë ruajtjen e tij, duke rritur aksesin dhe kontaktin e drejtpërdrejtë me kulturën e tij të pasur”, tha kryebashkiaku i Romës, Roberto Gualtieri.
The post Hy në fuqi sot bileta dy euro për Shatërvanin e Trevit appeared first on Euronews Albania.
