Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë ndryshime në drejtimin teknik të ekipeve kombëtare të moshave, me qëllim zhvillimin e futbollit të të rinjve dhe konsolidimin e talenteve.
Departamenti i Komunikimit të FSHF njofton se përfaqësuesja U-19 për djem do të drejtohet nga trajneri Fatjon Tafaj, i cili më parë ka qenë në krye të ekipit U-17. Ndërkohë, përfaqësuesja U-17 do të drejtohet nga trajneri Armand Dama.
Në muajin mars, U-19 do të luajë ndeshjet e raundit të parë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, duke qenë pjesë e Grupit B4 së bashku me Norvegjinë, Luksemburgun dhe Maltën, nën drejtimin e Tafajt.
Për trajnerin Armand Dama, debutimi në krye të U-17 do të vijë në mars me dy ndeshje miqësore që do të njoftohen së shpejti. Në prill, ai do të udhëheqë ekipin në turneun UEFA Development U-16, i organizuar nga FSHF në “Shtëpinë e Futbollit”, me pjesëmarrjen e Shqipërisë, Austrisë, Suedisë dhe Japonisë.
Në qershor, përfaqësuesja U-17 do të zhvillojë raundin e dytë të kualifikimeve, duke u përballur me Maltën dhe Letoninë.
The post FSHF ndryshon drejtimin teknik të përfaqësuesve të moshave, Tafaj dhe Dama në krye appeared first on Euronews Albania.
