Merkatoja dimërore 2026: Premier League dominon shpenzimet, Serie A surprizon Evropën

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Afati kalimtar dimëror i vitit 2026 u mbyll mbrëmjen e kaluar në mbarë botën, duke hapur fazën e analizave dhe renditjeve mbi shpenzimet e klubeve. Pyetja kryesore është: cila ligë investoi më shumë gjatë muajit janar?

Përgjigjja është e qartë. Premier League konfirmoi edhe një herë statusin e saj si kampionati më i pasur në botë, me mbi 450 milionë euro të shpenzuara gjatë merkatos dimërore. Klubi që kryesoi investimet ishte Manchester City i Pep Guardiolës, i cili shpenzoi afro 100 milionë euro për afrimin e Semenyo-s dhe përforcime të tjera në “Etihad”.

Surpriza e madhe vjen nga Italia. Serie A renditet e dyta në nivel global, me mbi 240 milionë euro të investuara, duke lënë pas kampionatet kryesore evropiane dhe madje edhe Saudi Pro League. Liga arabe, e njohur për shpenzime të mëdha në vitet e fundit, këtë herë u tregua më e përmbajtur, me rreth 93 milionë euro të shpenzuara në janar.

Më poshtë, renditja e “Top 10” ligave sipas shpenzimeve në merkato:

  1. Premier League (Angli) – 453.2 milionë euro
  2. Serie A (Itali) – 243.6 milionë euro
  3. Brasileirao (Brazil) – 201.6 milionë euro
  4. MLS (SHBA) – 144.3 milionë euro
  5. Ligue 1 (Francë) – 105.1 milionë euro
  6. Bundesliga (Gjermani) – 96.7 milionë euro
  7. Saudi Pro League (Arabia Saudite) – 93.1 milionë euro
  8. LaLiga (Spanjë) – 75.6 milionë euro
  9. Super Lig (Turqi) – 70.5 milionë euro
  10. Liga Portugal (Portugali) – 59.5 milionë euro

The post Merkatoja dimërore 2026: Premier League dominon shpenzimet, Serie A surprizon Evropën appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: