Lajçak në dosjen Epstein, BE: Nuk komprometon procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë- Serbi

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Zëdhënësja e BE-së, Anitta Hipper ka deklaruar se përfshirja e Miroslav Lajçakut në dosjen Epstein nuk e komprometon procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të cilin ai e ka ndërmjetësuar për pesë vjet.

“Kur bëhet fjalë për dialogun si të tillë, ai mbetet i paprekur nga zhvillime të tilla. Dialogu është një proces i qëndrueshëm që nga viti 2011, i cili është në pronësi të palëve dhe udhëhiqet nga Përfaqësuesi i Lartë. Gjithashtu, dialogu mbikeqyret vazhdimisht nga shtetet anëtare”, tha Hipper.

Në dokumentet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, emri i Lajçakut përmendet qindra herë.

Sipas dokumenteve, Lajçak ka diskutuar një sërë temash, nga çështje gjeopolitike deri te ato personale, përfshirë edhe gratë dhe vajzat e reja.

Në një nga komunikimet, Lajçak shprehet se e pëlqen ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov. Lajçak fillimisht kishte mohuar se kishte pasur kontakte me Jeffrey Epstein. Në një intervistë të shkurtër për një radio sllovene, ai pranoi se disa nga komunikimet e tij kanë qenë të papërshtatshme.

Ai theksoi se marrëdhënia e tij me Epstein ishte vetëm në nivel komunikimi, jo veprash. Lajçak u justifikua duke deklaruar se po të kishte ditur më parë natyrën kriminale të veprimeve të Epstein, nuk do të kishte ndërvepruar me të, dhe nuk mund të konfirmojë saktësinë e plotë të të gjitha mesazheve që po qarkullojnë.

The post Lajçak në dosjen Epstein, BE: Nuk komprometon procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë- Serbi appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: