Qelqi, jo si efekt dekorativ, por si gjendje fizike e brishtësisë, transparencës dhe tensionit mes formimit dhe thyerjes, është në thelb të ekspozitës së hapur në Galerinë e Artit në Tiranë.
Ekspozita personale e artistes Joana Dhiamanti e titulluar “Konstelacion” nis si një sistem marrëdhëniesh që zgjerohet gradualisht në hapësirë dhe kohë, duke i dhënë secilit mundësinë për interpretim, përfshirje dhe përjetim personal.
Ekspozita shpaloset përmes tre fazave: Laboratori, Gjeneza dhe Konstelacioni. Ato nuk lexohen në mënyrë lineare, por përjetohen përmes lëvizjes së trupit dhe kohës së kaluar në hapësirë
Ekspozita “Constellacion” do të qëndrojë e hapur deri më 22 shkurt në Galerinë e Arteve në Tiranë.
The post “Vajza e qelqit”, sjell ekspozitën “Constellation” në Galerinë e Arteve appeared first on Euronews Albania.
