Hungaria drejt zgjedhjeve nw pranverw, Trump mbwshtet hapur Viktor Orban

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka përdorur platformën e tij të mediave sociale për të mbështetur liderin e krahut të djathtë, Viktor Orban, përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të Hungarisë.

Mbështetja e Trump erdhi në një postim në Truth Social të enjten, ku ai e vlerësoi Orbanin si një “udhëheqës vërtet të fortë dhe të fuqishëm”.

“Ai lufton pa u lodhur për dhe e do Vendin dhe Popullin e tij të Madh, njësoj siç bëj unë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Trump.

Duke tërhequr paralele midis vetes dhe Orbanit, Trump shpjegoi se të dy ndërmorën përpjekje për të “Ndaluar emigracionin e paligjshëm” dhe “Siguruar LIGJIN DHE RENDIN”.

“Marrëdhëniet midis Hungarisë dhe Shteteve të Bashkuara kanë arritur nivele të reja bashkëpunimi dhe arritjesh spektakolare nën administratën time, kryesisht falë Kryeministrit Orban”, shkroi Trump.

“Isha krenar që MBËSHTETJA Viktorin për Rizgjedhje në vitin 2022, dhe jam i nderuar ta bëj këtë përsëri”.

The post Hungaria drejt zgjedhjeve nw pranverw, Trump mbwshtet hapur Viktor Orban appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: