9 medalje ari, Distria Krasniqi shkëlqen në Grand Slam të Parisit

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Distria Krasniqi këtë te shtunë ka shkëlqyer me performancën e saj dhe fitoi medaljen e artë në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kg. Xhudistja shqiptare mposhti Ariane Toro Soler nga Spanja.

Ajo mundi në çerekfinale xhudisten braziliane, Larissa Pimenta. Në gjysmëfinale triumfoi edhe ndaj xhudistes franceze, Amandine Buchard nga Franca. Krasniqi numëron tashmë 9 medalje ari në Grand Slamin e Parisit.

The post 9 medalje ari, Distria Krasniqi shkëlqen në Grand Slam të Parisit appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: