Dhunohet një berber në Greqi, arrestohet 25-vjeçari shqiptar

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar në qytetin e Pylosit, në Greqi, pasi ka ushtruar dhunë ndaj një berberi dhe i ka dëmtuar automjetin.

Sipas autoriteteve greke, i riu fillimisht ka ofenduar verbalisht 51-vjeçarin dhe më pas e ka goditur me shkop, duke i shkaktuar lëndime trupore. Pas incidentit, ai ka dëmtuar edhe automjetin e viktimës, në momentin kur kjo e fundit është larguar nga vendngjarja.

Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit, ndërsa policia greke ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

The post Dhunohet një berber në Greqi, arrestohet 25-vjeçari shqiptar appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: