Kryeministri kroat uron Kurtin për formimin e qeverisë së re, premton mbështetje në rrugën e saj evropiane

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, ka reaguar lidhur me votimin e qeverisë së re në Kuvendin e Kosovës, duke uruar Albin Kurti për kandidimin për rizgjedhje.

Në mesazhin e tij, Plenković thekson vazhdimin e forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe mbështetjen e Kroacisë për rrugën evropiane të Kosovës.

“Urime Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti kandidatë për rizgjedhje! Ne vazhdojmë të forcojmë marrëdhëniet dypalëshe dhe të mbështesim rrugën evropiane të Kosovës. Gjatë #MSC2026 diskutuam situatën në fqinjësi, sfidat e sigurisë dhe statusin e pakicës kroate në Janjevë”, shkruan Andrej Plenkoviç.

The post Kryeministri kroat uron Kurtin për formimin e qeverisë së re, premton mbështetje në rrugën e saj evropiane appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: