PSG pëson humbjen e tretë në kampionat, u mposht nga Rennes 3-1

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Transferta e Rennes rezultoi më e vështirë nga sa trajneri Luis Enrique e kishte menduar, me këtë të fundit që pësoi një tjetër disfatë në kampionat, duke rrezikuar seriozisht vendin e parë. PSG pësoi 3 gola dhe arriti të reagojë vetëm në një moment me kapitenin Dembele, ndërsa gjërat nuk shkuan aspak mirë pavarësisht dominimit përgjatë 90 minutave.

Rennes gjeti goli ne parë në minutën e 34’ ku Tamari ndali topin në rrjetë. Skuadra vendëse u tregua sërish e rrezikshme madje dyfishoi rezultatin në minutën e 69 me Lepaul. Tentativat e miqve nga Parisi vijuan dhe ishte Ousmane Dembele që ngushtoi diferencën, por PSG nuk mundi të bëjë asgjë më shumë, pasi Rennes ishte në një ditë pozitive.

Embolo, 9 minuta para fundit vulosi triumfin 3-1, duke i dhënë 3 pikë të tijve. Në anën tjetër PSG pëson kështu humbjen e 3-të sezonale, megjithatë mbetet në krye të klasifikimit me 51 pikë. Rennes ngjitet në vendin e pestë dhe i bën presion Marsejës për një vend në Champions League.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kllojka”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

The post PSG pëson humbjen e tretë në kampionat, u mposht nga Rennes 3-1 appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: