Juventus turpërohet keq në Turqi, mundet 5-2 nga Galatasaray

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Përgatitja e sfidës së Champions League, me fokus më shumë te episodi Bastoni–Kalulu, duket se nuk i ka bërë aspak mirë bardhezinjve. Juventus është turpëruar keq në Turqi, ku pësoi një humbje të thellë 5-2 nga Galatasaray, rezultat që duket shumë i vështirë për t’u përmbysur në ndeshjen e kthimit në Itali.

Pas një pjese të parë të luftuar, ishin italianët që e mbyllën në avantazh, duke përmbysur golin e Sara për vendasit me dy gola të Koopmeiners.

Megjithatë, në pjesën e dytë situata ndryshoi plotësisht me një dominim total të Galatasaray. Ekipi turk shfrytëzoi çdo gabim të prapavijës bardhezi, duke ndëshkuar fillimisht me Lang dhe më pas me Sanchez.

Kartoni i kuq i Cabal ia lehtësoi edhe më shumë punën vendasve, që shënuan sërish me Lang dhe në fund vulosën gjithçka me Boey.

The post Juventus turpërohet keq në Turqi, mundet 5-2 nga Galatasaray appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: