Kurti: Pa flijimin e familjes Jashari nuk do të bëhej 17 Shkurti

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Qeveria e Kosovës ka themeluar Këshillin Shtetëror për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e sotme, tha se pa flijimin e Familjes Jashari nuk do të bëhej Pavarësia e Kosovës më 17 shkurt, shkruan KosovaPress.

“Shkurti është muaj feste shtetërore dhe krenarie qytetare. Marsi është muaj lavdie historike dhe nderimi të sakrificës. Në kalendarin vjetor, shkurti vjen pas marsit, në faqe para marsit. Por në kalendarin e historisë sonë, para shkurtit ishte marsi. E pa 5, 6 dhe 7 Marsin nuk bëhej 17 Shkurti. Pa flijimin e Familjes Jashari nuk bëhej festa shtetërore e Republikës. Pa luftën e UÇK-së për liri nuk bëhej parakalimi i ushtrisë sonë për liri”, tha ai.

The post Kurti: Pa flijimin e familjes Jashari nuk do të bëhej 17 Shkurti appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: