Luhen ndeshjet e para të Play-Off në Europa League, nuk ka surpriza

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Të enjten ishte radha e kompeticionit tjetër evropian, Europa League që vijoi me fazën e ligës, aty ku nuk pati surpriza, por skuadrat e cilësuar favorite morën fitore të rëndësishme.

Bolonja, Nottingham apo Stuttgart hedhin një hap përpara në këtë fazë, megjithatë do të duhet të luhet dhe ndeshja e kthimit. Ekipi Italian i udhëhequr nga Vincenzo Italiano mori një fitore me rezultat minimal përballë Bran në transfertë, ku goli i vetëm i sfidës u shënua nga argjentinasi Castro.

Dueli më interesant pritej të ishte ai mes Fenerbahce dhe Nottingham Forest, por turqit u dorëzuan shumë shpejt, me ekipin britanik që realizoi një tripletë golash. Murillo, Igor Jesus dhe Gibbs-Ëhite ishin autorët e golave, ndërsa krahas rezultatit ishin dominues në fushë.

Celtic-Suttgart nuk pati shumë histori, pasi gjermanët e kanë vulosur kualifikimin që në ballafaqimin e parë falë triumfit 1-4.

El Khannouss, Leweling dhe Tomas ishin shënuesit për Stuttgart dhe Nygren për skocezët. Genk, Celta Vigo, Ludogorets po ashtu morën një fitore që vlen në këtë fazë. I vetmi duel që u mbyll në paqe është Panathinaikos-Plzen 2-2.

The post Luhen ndeshjet e para të Play-Off në Europa League, nuk ka surpriza appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: