Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë paradites së sotme priti në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, z. Peter Sørensen.
Emisari Sørensen e uroi kryeministrin Kurti me rastin e formimit të qeverisë së re, si dhe për mandatin e tij të ri në krye të ekzekutivit.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë në sundimin e ligjit dhe përparimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian, si prioritete kyçe të agjendës qeverisëse. Po ashtu, temë qendrore e bisedës ishte edhe procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Qeveria e Republikës së Kosovës rikonfirmoi përkushtimin e saj për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë, përmes një marrëveshjeje që garanton njohje reciproke mes dy shteteve.
The post Albin Kurti priti Emisarin e BE-së për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen appeared first on Euronews Albania.
