Borussia Dortmund ka kritikuar masat e marra nga autoritetet italiane duke i cilësuar joproporcionale. Ekipi gjerman thekson se disa nga tifozët e tyre do të humbasin ndeshjen e Ligës së Kampionëve të së mërkurës kundër Atalantës.
Klubi i Bundesligës konfirmoi se disa prej mbështetësve të tyre u ishte mohuar hyrja në Itali, ndërsa të tjerë janë vizituar nga policia në akomodimin e tyre.
Në një deklaratë, Dortmund tha se klubi nuk ishte informuar paraprakisht për këto masa joproporcionale.
“Klubi është më shumë se i befasuar nga fushëveprimi dhe shkalla e masave të marra nga policia. Masa të këtij lloji dhe intensiteti nuk janë marrë kurrë më parë në lidhje me ndeshjet ndërkombëtare të Borussia Dortmundit në transfertë”, thuhet në reagim.
Gjigantët gjermanë shtuan se i gjetën masat të pakuptueshme dhe vunë në dyshim sjelljen nga ana e autoriteteve.
Dortmundi hyn në ndeshjen e dytë të play-off-it me një avantazh 2-0 nga ndeshja e parë në Gjermani. Fituesi i kësaj ndeshjeje do të përballen ose me Arsenalin ose me Bayern Munich në 1/8 e finales së garës.
The post Borussia Dortmund kritika për autoritetet italiane për trajtimin e tifozëve appeared first on Euronews Albania.
