VIDEO/ Përplasje dhe dhunë në rrugët e Madridit, tifozët e Benficës shkaktojnë trazira! Ndërhynë policia

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Disa orë para fillimit të ndeshjes në Bernabeu, tifozët portugezë të Benfica-s u përleshën me policinë spanjolle. Forca të shumta policore ndërhynë për të qetësuar tifozët.

Video të shumta qarkullojnë në rrjet teksa tregojnë përleshjet në kryeqytetin spanjoll. Dhjetëra tifozë shihen të shtrirë në tokë teksa policët i qëllojmë më shkopa gome. Tifozët kanë ushtruar dhunë dhe kanë shkaktuar tensione në rrugët e Madridit ndërsa në orën 21:00 pritet të startojë përballja mes dy ekipeve.

Gianluca Prestianni do të humbasë ndeshjen e kthimit të Champions League të Benfica-s kundër Real Madridit, pasi UEFA hodhi poshtë ankesën e klubit kundër pezullimit të tij.

Anësori argjentinas u pezullua përkohësisht me një ndeshje pasi Vinicius Jr i Real Madridit e raportoi për racizëm gjatë humbjes 1-0 të javës së kaluar në ndeshjen e parë të raundit eliminator.

The post VIDEO/ Përplasje dhe dhunë në rrugët e Madridit, tifozët e Benficës shkaktojnë trazira! Ndërhynë policia appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: